Pentagene Genetics është distributori i autorizuar i laboratorit NATERA në Shqipëri
Panorama është një test jo-invaziv i analizimit të ADN-së i cili mund të tregoj informacione të rëndësishme për shtatëzaninë tuaj, që në javën e nëntë të shtatzanisë. Me testin Panorama, ju mund të zbuloni mundësinë që foshnja juaj të ketë anomali kromozomale, siç është sindroma Down, me një test të thjeshtë gjaku. Nëse dëshironi në të njëjtën kohë , ju mund të zbuloni gjininë e foshnjës tuaj.
Një rezultat me rrezik të ulët tregon se nuk ka shumë të ngjarë që fëmija juaj të preket nga një prej rastet në panelin Panorama.
Një rezultat me rrezik të lartë nuk do të thotë që foshnja ka një anomali kromozomale; përkundrazi, tregon probabilitet të lartë që foshnja juaj mund ta ketë këte rast.
Në një përqindje të vogël të rasteve, Panorama mund të mos jetë në gjendje të marrë informacion mjaftueshëm nga mostra juaj e gjakut për të përcaktuar një rezultat të saktë.
Mjekët porosisin Panoramën.
Mblidhet mostra e gjakut.
Mostra dërgohet në laborator dhë analizohet.
Rezultati i dërgohet doktorit për rreth 10-15 ditë pune.