Testi Panorama NIPT analizon ADN-në e lirë të qelizave nga gjaku juaj për të zbuluar abnormalitete kromozomale tek fëmija. Ky test është jo-invaziv, duke ofruar një mënyrë të sigurt për të vlerësuar rrezikun për kushte të caktuara gjenetike, pa rrezik për shtatzëninë tuaj.
Testi kryhet në SHBA në laboratorin Natera.
Panorama NIPT përdor teknologjinë e bazuar në SNP* për të ofruar rezultate me saktësi të lartë dhe informacion të detajuar si për shtatzënitë me një fetus, ashtu edhe për shtatzënitë binjake.
Panorama NIPT kryhet që nga java e 9-të e shtatzënisë. Panorama™ është një test depistues, që do të thotë se nuk vendos një diagnozë përfundimtare.
Paketat
Testi Panorama ofron 3 panele bazuar në kushtet që dëshironi të analizoni. Çdo panel ofron grupe të ndryshme sindromash.
Llojet e Rezultateve
Pas testit Panorama NIPT, do të merrni një nga tre lloje të rezultateven brenda 10 ditëve pune.
Panorama NIPT është i përshtatshëm për çdo grua, duke filluar nga java e 9-të e shtatzënisë. Nuk rekomandohet për:
Panorama NIPT mund të kryhet që në javën e 9-të të shtatzënisë.
Jo. Panorama është një test screening – nëse rezultati del me rrezik të lartë, rekomandohen analiza të tjera konfirmuese.
Zakonisht rezultatet dalin brenda 7–10 ditë pune.
Po, Panorama është i përshtatshëm edhe për:
Merret një mostër e thjeshtë gjaku nga nëna – pa rrezik për bebin.
Jo, nuk ka nevojë të jeni esëll para marrjes së gjakut.
Mostra e gjakut merret në klinikë dhe vendoset në kitet speciale, më pas dergohet me Medical Express DHL.